Skandali i radhës, Arta Marku e bën miken e saj drejtoreshë të madhe

0
592
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Kryeprokurorja Arta Marku, po vazhdon me shpejtësi që ta shndërrojë institucionin që ja ngarkoi për ta drejtuar me dhunën e kartonëve, Edi Rama, në një bastion njerëzish besnik, të cilët përgjigjen vetëm përpara eksponentëve të PS-së.

Një burim i besueshëm i tha SYRI.net se së fundmi ajo ka emëruar në krye  të  drejtorisë për ‘Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen’, një mikeshën e përbashkët të saj dhe mentorit, Ulsi Manja. Bëhet fjalë për prokuroren me dy emra, Rita Gjati.

Por skandali i vërtetë në emërimin në krye të kësaj drejtorie teje të rëndësishme, nuk janë marrëdhëniet personale të prokurores Gjati me Arta Markun dhe deputetin socialist Ulsi Manja. Sipas të njëjtit burim, Gjatit prej shumë kohësh është nën hetim nga organi i akuzës së rrethit të Lezhës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Kjo prokurore njihet nga kolegët e saj si teje problematike, madje është e dokumentuar dhe e kallëzuar për telefonata kërcënuese.

Por të gjitha këto, duket se nuk e ka penguar aspak kryeprokuroren Marku, që ta katapultojë në detyrën e rëndësishme dhe madje edhe ta përgatisë për një nga organet më të larta të Vettingut, KLP ose KLGJ.

Emri i parë i Rita Gjatit ka qenë Merita Hoxha, por më pas ajo e ka kthyer në atë që mban edhe sot. Kulmin e karrierës së saj, prokuroja Gjati e ka pasur kur u komanua nga ish-kryeprokurori Adiratik Llalla në krye të organit të akuzës për rrethin e Kukësi.

Por si pasojë e shkeljeve të rënda për të cilat edhe po hetohet, ajo u transferua në fillim të muajit Gusht 2017, si prokurore e thjeshtë në Tropojë, vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës së rëndësishme në Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here