Konflikte në Laç, ka të shtëna me armë

0
206

Dy persona janë konfliktuar në Laç mbrëmjen e sotme, ku janë shënuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat, nuk ka të plagosur, njoftoi Policia.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, Gent Bushi dhe Xhevahir Lika janë goditur me grushte dhe sende te forta me njeri-tjetrin. Në një moment, Lika ka qëlluar më armë zjarri.

Personi që ka marrë dëmtime, thanë burime, dyshohet të jetë Bushi, i cili megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur në spital për të marrë mjekim.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia ka shkuar në vendngjarje, por dy protagonistët ishin larguar. Efektivët janë vënë në lëvizje për kapjen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here