Takimi me Presidentin, Shehu: Çështjen e detit ta zgjidhim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

0
157

Presidenti Ilir Meta sot ka pritur në një takim konsultativ ish-ministrin e Jashtëm Tritan Shehu në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në përfundim të takimit, Shehu propozoi që kjo çështje të zgjidhet me mirëkuptim nga të dyja palët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shehu vlerësoi marrëveshjen e 2009 të bërë nga qeveria Berisha, ndërsa e quajti jo transparente dhe të shtrembëruar marrëveshjen që qeveria aktual ka bërë me Greqinë.

Ne gjykojmë dhe unë gjykoj që mënyra më racionale për të shtyrë përpara këtë proces, për të hequr të gjithë tymnajat për të qenë sa më i drejtë ky proces është që kjo marrëveshje, ose ky delitimim i kufjive detarë me Greqinë të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Të dy vendet me mirëkuptim ti drejtohen dhe pastaj në mirëkuptim të dy vendet të pranojnë verdiktin e tyre dhe konkluzionet e tyre. Unë gjykoj se ky do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë problem artificial të krijuar nga kjo qeveri qoftë kundër marrëveshjes së 2009 që ishte një marrëveshje e mirë , qoftë për këtë mënyrë të shtrembër, jo transparente me të cilën është kjo periudhë deri më sot në negociatat me Greqinë për marrëveshjen e re”- u shpreh Tritan Shehu.

Ai theksoi se zgjidhje për të dy vendet, sa i takon marrëveshjes detare, do të ishte që çështja të dërgohej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Marrëveshja për detin, më mirë t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për një vendim racional dhe të drejtë. Edhe Greqia nuk ka pse të mos e pranojë këtë. Të gjendet mirëkuptimi për të shkuar sëbashku në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha deputeti i PD, Tritan Shehu.

Shehu u shpreh se pala shqiptare mban të fshehtë marrëveshjet me Greqinë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek deklaron se marrëveshjet me Shqipërinë janë arritur.

Negociatat me Greqinë janë nisur në mënyrë aspak transparente Nga pala shqiptare nuk ka asnjëkonfirmim, asnjë transparencë, por një heshtje të çuditshme, misterioze, kemi një deklaratë të ministrit të jashtëm grek që thotë se është arritur marrëveshja. Por si mund të arrihet marrëveshja pa plotfuqishmërinë e Presidentit? Arrihet njëherë marrëveshja teknike dhe pastaj ajo politike. Unë i besoj ministrit të Jashtëm grek, duke parë“, u shpreh Shehu.

Në dy ditë e fundit, kreu i shtetit shqiptar është takuar me paraardhësit tij Bujar Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha.

Takimet konsultative zhvillohen  pas kërksesës së Ministrisë së Jashtme për të marrë plotfuqishmërinë e Presidentit për të nisur negociatat zyrtarisht për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në muajin prill, atëherë kur Rama dhe Tsipras do të takohen dhe që palët duken shumë afër dakordësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here