Ekspertët e PS-PD përplasen në Kuvend, shkarkimi i Markut raporte të kundërta…

0
168

Ashtu si Partia Socialiste, edhe eksperti i thirrur prej saj në Këshillin e Legjislacionit, ndan të njëjtin mendim se zëvendësimi i Arta Markut me prokurorin e përgjithshëm me mandat të plot 7-vjeçar, do të bëhet menjëherë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndaj nuk e sheh të arsyeshme që të miratohen ndryshimet Kushtetuese që opozita kërkon, për të zgjedhur një tjetër prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

“Me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shpallet menjëherë vakanca për Prokurorin e Përgjithshëm e cila qëndron e hapur për 30 ditë dhe 45 ditë janë të nevojshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve dhe renditjen e kandidatëve. Raporti i dërgohet menjëherë Kuvendit i cili brenda 30 ditëve zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm. Në vlerësimin tim, më shpejt zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm nga ngritja e KLP-së, se sa do jenë efektive dispozitat e propozuara për ndryshime Kushtetuese”, ​Besmir Beja ekspert i mazhorancës.

Edhe eksperti i thirrur nga opozita, Ilir Qafa, ndaj të njëjtin qëndrim me ata që e thirrën në ndihëm. Sipas tij, Marku u zgjodh në kundërshtim me Kushtetutën dhe një zgjedhje e rregullt e një prokurori të përkohshëm kërkon ndryshime në aktin themeltar të shtetit.

“Procesi i realizuar është kryer në një boshllëk kushtetues, në një boshllëk ligjor. Dispozitat kushtetuese në fuqi nuk mund të anashkalohen, as me ligj, as me vendim të organeve kushtetuese, as me vendim të Kuvendit dhe as me vendim të Komisionit të Ligjeve. Nëse një rregull kushtetues në fuqi është i pamundur nga pikëpamja faktike për tu zbatuar, atëherë është në detyrim të Kuvendit që të miratojë një dispozitë transitore Kushtetuese. Ka dalë e qartë se zgjedhja ekskluzive politike vetëm e Kuvendit me shumicë të thjeshtë, nuk është në harmoni me standardin kushtetues të pavarësisë së organit të prokurorisë”, tha Ilir Qafa, ekspert i opozitës.

Opozita kërkon që Marku të shkarkohet menjëherë dhe të zëvendësohet me një tjetër kryeprokuror të përkohshëm, i cili të ketë kaluar vettingun dhe që të marrë 84 vota. Por qysh në fillim, çka duket se do të jetë edhe fundi i këtij procesi parlamentar, PS është shprehur kundër ndryshimit të Kushtetutës, me argumentin se e konsideron kthim në pikën zero të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here