Nuk ndalet qeveria, tjetër leje për HEC në rrethin e Dibrës

0
325

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën koncesionare për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Veleshicë, në Qarkun e Dibrës.  Sipas njoftimit të publikuar, vlera e parashikuar e projektit është 750 milion lekë, ndërkohë që ofertat mund të dorëzohen deri në datën 9 mars. Fuqia e instaluar do të propozohet nga koncesionari, ndërkohë që ajo përbën edhe një nga kriteret e përzgjedhjes së fituesit, duke u vlerësuar me 22 pikë. Po ashtu, pjesë e kritereve është edhe ndikimi ekologjik e social, me 22 pikë, vlera e ‘Fee’ koncesionare me 20 pikë dhe koha e zbatimit të punimeve me 19 pikë. Peshën tjetër të vlerësimit e mban skema e lidhjes së centralit me sistem elektroenergjetik, me 17 pikë.

Hapja e kësaj procedure vjen në një kohë kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kërkuar ndryshime ligjore për procedurat e dhënies me koncesion të HEC-eve. Sipas projektligjit, që po diskutohet në Kuvend  kërkohet që ndërtimi dhe shfrytëzimit i burimeve të energjisë së rinovueshme me kapacitet të instaluar nën 2MË,të cilat kanë vlerë investimi mbi 100 milionë euro të përjashtohen nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo partneritetit publik-privat.

Sipas relacionit të projektligjit, ky përjashtim do të mundësojë thithjen e investimeve strategjike të huaja dhe atyre vendase, për shkak të përshpejtimit të procedurave, që aktualisht shkojnë deri në 2 vjet.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit

Ndikimi ekologjik dhe social 22 pikë

Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse 22 pikë

Vlera e “Fee” Koncesionare 20 pikë

Koha e zbatimit te punimeve 19 pikë

Skema e lidhjes se centralit me sistemin elektroenergjetik 17 pikë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here