Kuvendi i boshatisur, pa ministra, pa Kryetar Parlamenti

0
304

Kuvendi po vijon punimet në seancë plenare, ndërsa ajo që ka rënë në sy ishte fakti se gjatë diskutimeve për pr/ligjin mbi bursën e energjisë në sallë nga munguar ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili është ministri i linjës në lidhje me çështjen në fjalë.

Por në një moment, gjatë fjalës së deputetit socialist Xhemal Qefalia, në sallë ka munguar edhe Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit, ndërsa asnjë nuk e drejtonte seancën.

Dhe në një situatë të tillë, kur salla ka qenë pothuajse e boshatisur, është treguesi më i mirë mbi seriozitetin e treguar nga mazhoranca dhe qeveria mbi çështjet që diskutohen në Parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here