Akademiku dhe kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Rama me profesorë të Senatit të Universitetit të Tiranës.
“Te nderuar kolege senatore te Universitetit te Tiranes…qe prej nje ore rrini ulur e degjoni heshtur fyerjet e talljet qe i behen Universitetit nga Kryeministri i vendit. Te dashur kolege,jeni aty me voten tone, me voten e pedagogeve te universitetit. Minimumi detyrim qe keni per kedo qe iu ka votuar eshte te mbroni me dinjitet, Dinjitetin e Universitetit Tone. Nese as kete nuk mund ta beni..te pakten gjeni forcen te lini ate salle ku po poshteroheni publikisht,e duke e lejuar kete po na poshteroni te gjitheve”, shkruan Çollaku në një postim në rrjetet sociale.