PD në mbështetje të pedagogëve dhe artistëve: Teatri janë artistët jo tullat, Universiteti në koma!

0
163

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mbështetjen e PD-së për kauzat e artistëve dhe pedagogëve.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Basha tha: Teatri janë artistët jo tullat… Universiteti është në koma.

“E paralajmëroj Edi Ramën që mbushen 20 vjet që Rama tenton të ndërtojë kullë tek teatri Kombëtar. E paralajmëroj të tërhiqet asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe as të vihet në veprim skema korruptive ndërtimi i grataçeilave apo i kullave me stadium pa marrë në shqyrtim çështjet nga artistët. Ata kanë mbështetjen tonë.

Projektligji që po sillet është në duart e qeverisë, ku bordi zgjidhet nga kryeministri.

PD është e vendosur për decentralizimin kompetencave në të gjitha fushat duke përfshirë fushën e artit”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në prononcimin për mediat sapo doli nga sela e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here