Ja kush është ministri i Ramës nën hetim nga Prokuroria

0
270

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka nxjerrë emrin e ministrit që sipas tij është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Elbasanit.

Duke iu referuar mediave, Shehaj shkruan se Prokuroria duhet që të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë.

“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.

Në lidhje me këtë gjatë ditës së djeshme edhe gazetari Basir Çollaku është shprehur se nën hetim nga Gjykata e Elbasanit janë dy ministra.

“Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.

Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here