Heroina në Kapshticë, ja cilit ‘zyrtar’ i përkiste droga

0
250

Detaje të reja kanë dalë nga heroina e cila u kap në Kapshticë nga policia greke.

Sipas mediave lokale, ka prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54-vjeçarit që u arrestua policia e Korcës ka gjetur rreth 400 gram kanabis.

Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dyte të autobusit dhe një person, të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar.

Heroina e sekuestruar rreth 3 javë më parë solli furtunë shkarkimesh në rradhët e policisë kufitarë të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Edmond Çela.

Çela rezulton të jetë pronari i shoqërise Metro, në autobusin e së cilës, u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çeles SHÇBA po vijon procedimin disiplinor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here