E rëndë, aksidentohet psikologia e emisionit “Me zemër të hapur”, e përplas shoferja 18-vjeçare (Video)

0
343

Anxhela Peza, psikologia e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, ka pësuar një aksident pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ku ajo banon, pranë postës numër 8 në kryeqytet. Në pamjet, duket momenti kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar.

Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë.

Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeçarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër.

Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital, raporton media ku psikologia punon.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here