Detektivja shqiptare: Shqiptarët tradhtojnë shumë, vijnë te ne për…

0
227

Shkënda Lili, detektivja e parë femër në Shqipëri, e ftuar në ‘Rreze dielli’ ka folur mbi profesionin e detektivit privat. Ajo ndër të tjera ka treguar se është një punë që e bën me kënaqësi.

Shkënda ndër të tjera ka treguar se një prej rasteve të investiguara është ai i prindit që kërkon të dijë më shumë për fëmijën e tij, pasi ata vetë nuk kanë kohë sepse janë shumë të fokusuar në punën e tyre.

“Kur dikush është interesuar për të investiguar dikë në lidhje me tradhtinë bashkëshortore, krijojmë një takim ku tregohet i gjithë historiku. Unë tregoj gjithë kushtet dhe pagesën dhe nëse biem dakord bëjmë një kontratë. Unë i bëj me dije që kohëzgjatja është 2 javë, por jo gjithmonë ka tradhti.

Kryesorja në këtë profesion është ruajtja e sekretit. Interesante është se ka raste kur vetë klienti e nxjerr sekretin. Në këtë rast kontrata prishet dhe detektivi dëmshpërblehet sipas një pagese të paracaktuar në kontratë.

Çështjet që mund të hetohen janë të shumta. Njerëz të humbur, profil biznesi, gjetje adrese, por e rëndësishme është që gjithmonë ruhet privatësia. Detektivët investigojnë vetëm në ambiente publike. Kjo punë mbart një lloj rreziku, ndaj dhe personat që duan ta ndërmarrin këtë profesion duhet të mendohen mirë”, tregoi detektivja.

Ndërkohë që më 2015-ën është hapur Instituti i Detektivit Privat, ku mund të marrë pjesë çdo njeri me dosje penale të pastër. Shkënda, duke vijuar më tej shton se nuk është e vështirë për t’u përfunduar si shkollë, por jo çdokush mund ta bëjë si profesion. “Kjo punë nuk ka lidhje me fizikun, por me inteligjencën”, – ka theksuar ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here