Zona të shumta në vend pa energji elektrike nga reshjet e shiut, ja çfarë thotë OSHEE

0
174

Moti i keq i dy ditëve ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik të disa zona të vendit, kryesisht ato rurale ku janë shfaqur 90% e defekteve.

OSHEE është duke ndjekur furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Në gatishmëri janë vendosur rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Rajonet më të prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, hasim në vështirësi për riparimin e defekteve, sidomos në zonat rurale ku kryesisht linjat janë ajrorë dhe terren i lagësht.

Theksojmë se për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here