Gruaja dyshime mbi vdekjen e 39 vjeçarit, e vranë apo u vetëvra?

0
170

Prokuroria e Durrësit do të nisë hetimet për zbardhjen e vdekjes së një banori të Sukthit, i cili është gjetur i vetëvarur në Gjermani.

Ka qenë gruaja e viktimës ajo që ka bërë denoncimin në polici, pasi dyshon për shkakun e vërtetë të vdekjes së bashkëshortit së saj A.H. 39 vjeç.

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur më 27 janar të këtij viti në Gjermani, ku 39-vjeçari është gjetur i vetëvarur. Familjarët më pas e kanë sjellë trupin e pajetë në morgun e spitalit Rajonal të Durrësit.

Bashkëshortja e viktimës me iniciale M.H., 34 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, është paraqitur një ditë më parë në komisariatin e Policisë së Durrësit për të ngritur kallëzimin e saj.

Ajo kërkon ndihmë nga uniformat blu për zbardhjen e vdekjes së të shoqit, pasi më tepër se vetëvrasje, ajo ka dyshime se burrin mund t’ia kenë vrarë, shkruan DurrësLajm.

Por policia sqaron se nga këqyrja e kufomës, nuk janë vënë re shenja dhune, plagë apo dëmtime te shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here