6 këshilltarëve bashkiake u zhvlersohen mandatet, ja vendimi i Gjykatës Administrative

0
175

Gjykata Administrative shpalli të pavlefshëm sot mandatin e 6 anëtarëve të Këshillit të Bashkiak të Tiranës.  Kjo u bë e ditur nga Fabian Topollaj, anëtari demokrat i këshillit bashkiak, sipas të cilit automatikisht, pas këtij vendimi, të gjitha vendimet e miratuara nga Erjon Veliaj në Këshillin Bashkiak me votat e 6 anëtarëve, mandatet e të cilëve janë të pavlefshme, zhvlerësohen.

“Jam sot këtu për të lajmëruar se Gjykata Administrative i ka hequr mandatin 6 këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ka deklaruar absolutisht të pavlefshëm mandatin e këshilltarëve të cilët e kanë marrë këtë mandat si zëvendësues të këshilltarëve që janë deklaruar deputetë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo është një vendimmarrje shumë e rëndësishme e Gjykatës e cila ka pasoja shumë të mira për qytetarët e Tiranës.

Kjo është një vendimmarrje, e cila sjell anullimin e pothuaj të të gjithë vendimeve të Këshillit Bashkiak nga data 26 Korrik 2017 dhe në vijimësi dhe është një vendimmarrje e cila rrëzon rritjen e çmimit të ujit për qytetarët e Tiranës.

Një rritje kjo abuzive e  bërë nga Erion Veliaj. Është një vendimmarrje, e cila rrëzon automatikisht me dhjetëra afera korrutive të bëra nga Erion Veliaj,  të kaluara në Këshillin Bashkiak të kësaj periudhe.

Lajmi i mirë i anullimit të 6 mandateve të këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste, është që më në fund pavarësisht se Erion Veliaj është përpjekur dhe ka blerë deri tani 4 këshilltarë të LSI-së, lajmi i mirë është që interesat e qytetarëve të Tiranës, sot në qytetin e Tiranës në Këshillin Bashkiak janë më shumë se interesat klienteliste të Erion Veliajt”, tha Topollaj.

Në vijim ai tha se shpresonte që opozita,  e cila është me më shumë mandate sot në Këshillin Bashkiak, të ruajë këtë mazhorancë, sepse opozita në Këshillin Bashkiak, ka parësore interesat e qytetarëve, ndërsa Erion Veliaj që ka dalë në minorancë ka parësore dhe vetëm interesat e tij klienteliste dhe korruptive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here