Skandal/ Veliaj ka ngritur perandori korrupsioni, ja denoncimi i këshilltarit bashkiak

0
240

Fabian Topollaj, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se Erion Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës, ka ngritur një perandori korrupsioni dhe nuk është e vështirë ta kapësh në gabim.

Topollaj tha se Veliaj u ka konfirmuar 6 këshilltarëve të rinj mandatet në kundërshtim me ligjin, pasi procedura sikundër parashikon ligji nuk është zbatuar.

“Sot kemi 6 individë që sillen si këshilltarë nga korriku i 2017, pa pasur mandat, dhe kjo do të thotë se të gjitha vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak është nul.

Çështja është në gjykatën administrative dhe rrëzimi i këshilltarëve pa mandat do të çojë në rrëzimin zinxhir të të gjithë vendimeve të marra nga Veliaj.

Sot Erion Veliaj është në minorancë, pas rritjes së numrit të këshilltarëve të opozitës, si rezultat i bashkëpunimit të PD me LSI.

Lajmi i mirë është që më në fund në qytet interesat e qytetarëve janë në mazhorancë në krahasim me ato korruptive të Veliajt.

Kjo do të thotë se edhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm do të rrëzohet”, tha Topollaj.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë është nën një presion, por çështja është aq e qartë sa Gjykata do të ngrihet në nivelin e zbatimit të ligjit.

Topollaj tha se vendimi do të jepet ditën e premte, çka do të thotë se shkelja ligjore do të bëhet duke zbatuar vendimin e Gjykatës.

Sipas tij, më mirë do të jetë që veprimtaria e Bashkisë të bllokohet, sesa ai të vijojë të abuzojë dhe vjedhë fondet.

“Le të lëmë faktin se janë dhënë procedura tenderimi dhe konçensionesh pa garë, por Erjon Veliaj është hajduti më i madh, sepse ai ka blerë gjithçka në këtë vend, përveç disa portaleve që kanë një lloj pavarësie. Veliaj ka blerë edhe opozitën e vendit, edhe zërat kritikë”, tha Topollaj.

Në këtë kuadër, ai shtoi se priste një agresivitet më të madh të opozitës përballë abuzimeve të Erjon Veliajt, i cili ka një fasadë që po mbrohet nga të gjitha anët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here