Aeroporti i Vlorës, deputeti i PD-së i bashkohet Qeverisë

0
178

Marrëveshja e qeverisë më një kompani turke për të ndërtuar aeroportin e Vlorës ka marrë sot votën e opozitës. Më saktë ka qenë deputeti i PD-së në zonën e Vlorës, Agron Shehaj ai i cili ka mbështetur projektin dhe ka dhënë edhe votën pro tij.

Gjatë mesditës, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, të cilët kanë mbrojtur me terma, projektin dhe marrëveshjen.

Gjatë votimit nuk morën pjesë anëtarët e LSI, ajo që ka surprizuar ishte vota pro e deputetit të PD, Agron Shehaj.

Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve deputeti demokrat ka vendosur të bashkojë votat me socialistët sa i përket ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here