Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është e radhitur në vendin e parë për cilësinë më të ndotur të ajrit në botë.
Sipas matjeve të “AirVisual”, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina cilësia e ajrit është shumë e pa shëndetshme ku koeficienti ka arritur në 289.
Pas Kosovës, vjen Pakistani, Kina dhe vendin e katërt e mban Maqedonia.
Në mëngjesin e sotëm Kosova ishte e gjashta me radhë me cilësinë më të ndotur të ajrit.
Lidhur me këtë është paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet të mërkurën më 31 janar me fillim nga ora 12:00.