Manjani: Xhafaj ka futur provokatorë incidentesh, por nuk do ndalemi

2
153

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në prag të protestës së opozitës ka akuzuar përmes rrjeteve sociale ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me masat që ka marrë Policia e Shtetit.

Manjani ka akuzuar Xhafajn se është duke futur në autobuz disa provokatorë incidentesh, por që sërish sipas tij nuk kanë për t’ia dale të ndalin vullnetin e protestuesve për të qenë pjesë e protestës.

Postimi i Ylli Manjanit

Me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!

Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të sukseshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të!

Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!

Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes!

Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre…

Aty do jem në protestë!

Të shohim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here