Nëse nuk protestojmë mund të përfundojmë si në vitin 1945

0
153

Arben Ristani është shprehur se dalja në protestë më 27 janar është shumë e rëndësishme.
Së fundmi në rrjetet sociale ka pasur shumë demokratë të thjeshtë, të cilët janë shprehur se nuk do të bëhen pjesë e protestës, si pasojë e marrëveshjes së 18 majit, e cila nuk është shumë e qartë për ta.
Edhe për zotin Ristani, kjo marrëveshje mund të ishte bërë më mirë, por tashmë kjo çështje ka ikur dhe njerëzit duhet të shohim të keqen e madhe, problemet në ekonomi, problemet në drejtësi mungesën e barazisë, prishjen e rendit dhe sigurisë. Këto janë faktorët që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët për tu ngritur në protestë.

Ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të protestojnë për Bashën apo Kryemadhin apo për kryetarë të tjerë të forcave opozitare, por duhet të protestojnë për veten e tyre në radhë të parë, nëse nuk e bëjnë, me shumë mundësi vendi mund të përfundojë në gjendje të rëndë, sikurse ajo e vitit 1945, pra në diktaturë.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, politikani i njohur Arben Ristani, i ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka ngritur disa problematika madhore,  të cilat mbajnë firmën e qeverisë aktuale, si ekonomia e dobët, prishja e rendit dhe sigurisë dhe mungesa e drejtësisë.  Këto faktorë sipas ish-deputetit të PD-së, po shkatërrojnë Shqipërinë dhe demokracinë në vend.

Sipas zotit Ristani, duhet të protestojmë sepse aktualisht mungon barazia, mungon drejtësia në përgjithësi.

“Kemi një gjendje të keqe dhe sidomos për ekonominë ka shumë vend për të protestuar. Përveç ekonomisë duhet protestuar për mungesën e barazisë, mungesën e drejtësisë në përgjithësi në këtë vend. Të gjitha vatrat e protestave që po ndodhin në vend janë pikërisht për këtë mungesë drejtësie”, është shprehur Ristani.

Ai gjithashtu fajëson kryeministrin aktual, për situatën kautike që është krijuar në vend. Sipas tij, kemi një kryeministër, që nuk është vetëm kryeministër, por është edhe kryeparlamentar, është edhe kryeprokuror, është edhe kryegjyqtar.

“Kemi një kryeministër, që nuk është vetëm kryeministër, por është edhe kryeparlamentar është edhe kryeprokuror është edhe kryegjyqtar, pra kemi cenuar edhe demokracinë,  dhe për këto 3 arsye për varfërinë për drejtësinë dhe për demokracinë ia vlen të protestosh”, është shprehur Arben Ristani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here