Mungesa e një stabiliteti politik në Ballkan nuk është bërë vetëm pengesë për integrimin në BE por edhe për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që do ndihmonet në forcimin ekonomik. Nga forumi ekonomik “Future Balkans” kreu i shtetit ngriti këtë shqetësim duke theksuar se me rëndësi është bashkëpunimi
Ilir Meta: Eshtë e domosdoshme të shtohen përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të Maqedonisë dhe Greqisë me mundësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO. Normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Por më i ashpër ka qënë numri dy i qeverisë së Kosovës, i cili adresoi akuza në adresë të perëndimit. Hoxhaj jep alarmin se perëndimi po luan shah Ballkanin
Enver Hoxhaj: “Rajoni është shdërruar në një lloj shahu politik dhe prania, involvimi, interferimi i aktorëve shtetërore jo perëndimorë”
Por për politikanin gjerman përfaqësuesi i një force në prag të koalicionit me partinë e Merkel, adresoi kritika për qeverinë shqiptare që sipas tij po punon për të thithur investime.
Rezzo Schlauch: Kur shikoj ritmet e investimeve të huaja direkte, Shqipëria është në një nivel të qëndrueshëm prej vitesh por të ulët. Dhe mendoj se kjo është e pamjaftueshme. Mendoj se angazhimi i institucioneve shqiptare duhet të punojë në mënyrë më proaktive për të nxitur investimet e huaja direkte jo vetëm prej Gjermanisë, por edhe prej vendeve të tjera perëndimore.
Për guvernatorin Gent Sejko për të qënë sa më konkurent në rajon duhet përmirësimi i klimës së biznesit
Gent Sejko: “Kemi probleme me mjedisin e biznesit përfshirë korrupsionin dhe informalitetin.
I pranishëm në këtë forum kryebashkiaku Veliaj tha se është e rëndësishme që midis vendeve të rajonit të ketë besim për të ecur para dhe për të bashkëpunuar ekonomikisht.
Qëllimi i konferencës është mundësimi i një platforme konkrete për përfshirjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në agjenden globale të zhvillimit