Koncesioni i ri abuziv, turqit marrin aeroportin e Vlorës. Gjithcka do rëndojë mbi taksapaguesit për ti dhënë fitimet palës turke

0
121

Projektligji autorizon Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës të negociojnë ofertën e kompanive turke për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“Fillohet me një proces shumë të rëndësishëm katër vite më parë, që qe çlirimi i hapësirës ajrore nga monopoli. Kjo krijoi mundësinë dhe rriti interesin e kompanive të huaja për të investuar në një aeroport të dytë, shumë më modern se Rinasi, edhe më i madh sesa Rinasi”, thotë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ne pike kontrates qe e ben abuziv kete koncesion eshte fakti se shteti, qe nenkupton taksat dhe pasurite e popullit shqiptar,do te pergigjet ne rast se firma nuk merr fitimet e duhura nga aktiviteti i saj. Q e do te thote se do ta paguajme ne firmen Turke qe ajo te marre fitimet qe deshiron

Aeroporti i Vlorës do të kushtojë 100 milionë euro dhe do të ndërtohet me paratë e kompanive private.

“Qeveria shqiptare është duke punuar intensivisht edhe për krijimin e akseseve të tjera dhe vënien në funksionim të Aeroportit të Kukësit dhe ne shpresojmë që shumë shpejt të kemi një zgjidhje optimale edhe për të, por njëkohësisht po përfundojmë studimin e fizibilitetit për Aeroportin e Sarandës, që do të jetë edhe ky një nyje e rëndësishme”, deklaroi Gjiknuri.

Sipas Qeverisë, ndërtimit i Aeroportit të Vlorës pritet të fillojë brenda këtij viti.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here