Ish-ministri: Ju tregoj, se çfarë i punon ‘telefonit’ Edi Rama

0
618
Kryeministri Edi Rama duke fotografuar me celular, ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi - Marok e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres. /r/n/r/nAlbanian Prime Minister, Edi Rama taking pictures with smartphone, in a friendly match between the national teams of football, Albania - Morocco played at reconstructed stadium Loro Borici in Shkodra .

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook, shkruan se kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet telefonit qeveris vendin. Duket se këtë fakt ai e di mirë, pasi ka qenë për një periudhë edhe pjesë e kabinetit të tij.

Por për statusin e fundit Manjani ka marrë shkas nga shorti, që përzgjodhi një nga kandidatët për anëtar të KLP-së, Kozma Jano, për të cilin PD-ja e ka denoncuar me dokumente origjinale se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin ”Telefoni”.

”Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK,shkruan me të tjerave Ylli Manjani.

Statusi i plotë

Telefoni është mjeti me të cilin Kryeministri qeveris. E ka huq të vjetër këtë gjë. Me telefon jep urdhra; nxjerr helm; jep porosi; përgjigjet në rrjetet sociale e eglendiset.

Me telefon komunikon me vartës dhe jo vartës. Ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë. Me telefon bën biseda të gjata e të mërzitshme me Bisnesmenë… ka shumë për të folur me ta.

Me telefon ngarkon me punë ambasadorët e shtetit të vet dhe të shteteve të huaj. Me telefon zgjedh deputetët, kryetarët, presidentët e çdo gjë që ka apo nuk ka në dorë të zgjedhë!

Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK. Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here