Një pikë e këmbimit valutor është grabitur pasditen e kësaj të marte në Levan të Fierit.
Sipas të dhënave të para, mësohet se nën kërcënimin e armëve, dy persona të maskuar kanë marrë paratë që ndodheshin në arkën e “Exchange”.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa persona të cilët mund të ndihmojnë për identifikimin e grabitësve.