Vdekja e 7-vjeçares në Durrës,flet Shefi i Pediatrisë:Ja çfarë dyshojmë

0
161

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, ka folur pas ngjarjes së rëndë në Spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7- vjeçare humbi jetën nga gripi, mbrëmjen e kaluar. Doktori theksoi se fëmija ishte në gjendje të rëndë virale, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë. Sipas tij, dyshohet që ajo të ketë ndërruar jetë nga një formë toksike, helmuese, edhe pse tha që pritet ekspertiza për ta vërtetuar këtë, si dhe për të zbuluar shkakun e vërtetë.

“Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë”, tha mjeku.

Cili ishte shkaku?

Është e vërtetë që një fëmijë 7 vjeçe humbi jetën pasi disa orës në spitalin tonë, pas një terapie intensive, me një ekip që u angazhua totalisht për t’i dhënë jetë, por që nuk u arrit. Arsyeja është një gjendje virale. Forma e rëndë, ende nuk mund të flasim dot për grip, pasi kjo kërkon analiza. Është ngritur një grup ekspertësh nga ministria për të dalë në një konkluzion përfundimtar. Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë. Pasi kishte bërë një gjendje lipotimie, gjendje të fikti, familjarët e sjellin fëmijët këtu. Iu dha menjëherë ndihma, u thirr dhe ekipi ndihmës, erdha dhe unë, mjeku reanimator, por forma ishte shumë e rëndë. Nuk dimë gjë ekzakt për këtë punë, por familjarët na raportuan që fëmija kishte mbi 3-4 ditë me temperaturë shumë të lartë. Ju bëjmë thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët, sidomos kur janë me temperaturë. Përjashtojmë rastet kur fëmija ka qenë para dy ditësh te mjeku, rëndohet gjatë natës, ai vjen dhe merr shërbimin tonë gjatë gjithë kohës. Këtu do na vijnë raste mesatarisht të lehta, ose të lehta, i ftoh qytetarët të mos vijnë te ne, sepse i hanë kohën fëmijëve që janë të sëmurë rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here