Vasili: BE dhe SHBA flisni sot, nesër është shumë vonë,kryeministri asgjesoi ONM

0
208

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për reformën në drejtësi.

Në një koment në Facebook, Vasili thotë se vendimet e fundit të PS kanë shkatërruar gjithë investimin e reformës në drejtësi. Ai kërkon reagimin e menjëhershëm të SHBA dhe BE për këtë vendimmarrje të mazhorancës.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Kryeministri e asgjesoi ONM-në. BE dhe SHBA flisni sot, nesër është shumë vonë…

Kryeministri shkatërroi përfundimisht reformen në drejtësi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar të Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformës në drejtesi.

ONM ka dhënë opinion negativ për disa kandidatë të shoqerisë civile, por mëkembesi i kryeministrit, sekretari i përgjithshem i kuvendit të Shqipërisë, i përbuz, nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e përzuri përfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma në drejtësi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptarët se ONM do të ishte syri i tyre në reformen në drejtësi ndaj i besuam dhe e vumë në Kushtetutë.

ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetëm që ai ka: kapjen e drejtesisë.

Pra BE dhe SHBA nuk kanë më sy në zbatimin e paanshëm të reformes në drejtesi.

Kujt ti besojmë tani ?!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here