Sot, skenari i opozitës për të bllokuar punimet

0
181

Për këtë vit sot pasdite do jetë seanca e parë e Kuvendit për vitin 2018. U mbyll me tension dhe përplasje vjet në dhjetor, por duket se tensioni do jetë i fortë dhe përballje trup me trup edhe sot në seancën parlamentare. Garda ka marrë porosi të prerë që të kontrollojë imtësisht deputetët e opozitës, sidomos femrat deputete të LSI, për ndonjë skenar të paparashikuar. Frika e kryeministrit Rama se deputetet femra të LSI mund ta godasin jo si Monika, e cila nuk pati shenjë herën e kaluar, ka bërë që kontrolli do të jetë i nivelit të lartë. Për këtë nga Garda e Republikës do jetë 10 femra gardiste gjatë kontrollit në hyrje. Por me sa duket do kontrollojnë LSI dhe mund të harrojnë PD-në, e cila ka një tjetër skenar sot në sallë.

Burime pranë selisë së PD-së tregojnë se disa deputetë opozitarë do ulen në karriket e ministrave duke mos lenë qeverinë të ulet dhe pjesa tjetër do bllokojnë punimet. Në karriken e kryeministrit do fusin një thes me pleh-mbeturina si shenjë e degradimit të pushtetit. Ndonëse Byroja e Parlamentit e drejtuar dhe në shumicë nga PS ka dënuar deputetët e seancës së dhjetorit, prapë skenari B do zbatohet nga opozita. Do jetë viti i vështirë ky për pushtetin. Protesta e 27 janarit do jetë fillimi i fundit të kësaj qeverie, thonë në LSI. Edi Rama i merr me të perqeshura këto paralajmërime.

Kryeministri Rama ka marrë porosi nga kryetari i Kuvendit Ruçi që sot të mos jetë në seancë, pasi mund të kthehet e dhunshme si seancë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here