Familja shqiptare në krizë: 1 në 4 çifte ndahen

0
335

Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje, teksa shoqërisë i mbetet vetëm të përballojë pasojat dhe kostot që krijohen.

Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.

Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa. Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil.

Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa.

Gjithsesi Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit.

Avokate Denisa Daka tregon për “Monitor” se divorcet në Shqipëri kanë një kosto të konsiderueshme, jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejt divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë./ Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here