E tradhton ora e shtrenjtë, arrestohet hajduti shqiptar në Britani

0
314

Një kriminel shqiptar i dëbuar për kryerjen e një vargu vjedhjesh është burgosur pasi u kthye sërish në Britani në mënyrë të jashtëligjshme dhe u kap duke mbajtur një orë të shtrenjtë që kishte vjedhur.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë, shqiptarit Dorian Puka, 23 vjeç, i cili u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016-të dhe u dëbua pasi u përpoq të hynte me forcë në një pronë, teksa i zoti i shtëpisë e zbuloi. Gjithashtu ADN-ja e tij e lidhi atë me një tjetër vjedhje në Ealing, në perëndim të Londrës.

Ai u burgos në janar 2016-të në Gjykatën Isleworth Crown, teksa gjyqtari Robin Johnson i tha: “Ju nuk keni qenë në këtë vend për një kohë të gjatë dhe sipas oficerit të provës, jeni një emigrant i paligjshëm”.

Gjykatësi urdhëroi dëbimin e tij, i cili u zhvillua në nëntor të vitit 2016-të.

Por brenda 12 muajsh, Puka u kthye ilegalisht dhe jetonte në Greenford, vetëm pak kilometra nga kishte kryer vjedhjet më parë.

Më 16 nëntor të vitit që kaloi, teksa policët patrullonin zonën si pasojë e rritjes së vjedhjeve, ata ndaluan Pukën dhe panë orën e tij të shtrenjtë.

Një zëdhënës i policisë së Kingston tha: “Ai u kontrollua dhe iu zbuluan sende të ndryshme duke përfshirë ora meshkujsh dhe femrash të shtrenjta, së bashku me një portofol që ai nuk mund ta justifikonte vlerën e tij”.

Puka u arrestua me dyshimin për vjedhje dhe u arrestua, teksa kontrollet zbuluan sendet e vjedhura më parë.

Puka pranoi akuzat për vjedhje dhe gjykata e dënoi për tre vjet e gjysmë.

Një zëdhënës i policisë tha: ‘Ai do të dëbohet pas dënimit të tij’.

Ekspertët thanë se rasti është një tallje me kontrollet kufitare të Britanisë.

David Green, i institutit Civitas, tha: “Kjo tregon se ka diçka që nuk shkon mirë me sistemin e imigracionit, nëse dikush që është dëbuar mund të kthehet sërish”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here