Deklaratat e Arta Markut, Vasili thirrje Ramës: O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh?

0
215

Pas deklaratës së Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit, ka ardhur reagimi i parë nga LSI-ja.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, i drejtohet kreut të qeverisë, që të reagojë, pasi qëllimisht thotë Vasili, me zgjedhjen e paligjshme të Kryeprokurorit, Rama minoi integrimin e vendit drejt BE-së.

”O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh? Ka boshllëqe ligjore. Kushtetuta flet qartë e prerë, se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me votë duke ndryshuar ligjet. Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrëzuan shtetin në 18 dhjetor”,-shkruan Vasili.

Këtë lëzivje të Ramës, Vasili e cilëson të qëllishme, e kjo për minuar reformën në drejtësi, që shkon në funksion të strategjisë antiintegrimit.

”Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”,-shton më tej Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministri minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit.

Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetarët, në mënyrë korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit.

O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh? Ka boshllëqe ligjore.

Kushtetuta flet qartë e prerë, se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me votë duke ndryshuar ligjet.

Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrëzuan shtetin në 18 dhjetor.

Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here