Modernizim i Tiranës, apo para në pusin pa fund të kryeministrit?!

0
311
Edi Rama në inagurimin e parkut të lojrave "7 Xhuxhat", asokohe kryebashkiak i Tiranës

Dje ka filluar prishja e këndit më të madh të lojërave në Tiranë, “7-Xhuxhat”, i cili ndodhet ngjitur me ETC-në në Rrugën e Elbasanit, për t’i lënë vend ndërtimit të një kulle 25 katëshe. Ndërtesa parashikohet të ndërtohet nga DT1 shpk, një kompani jo shumë e njohur në Shqipëri. Këshilli Kombëtar i Territorit e mbajti këtë projekt të fshehtë ,duke mos publikuar në asnjë moment projektin e kullës. Paradoksi i këtij zhvillimi është se propaganda zyrtare ka disa muaj që flet për përkushtimin e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për kënde lojrash për fëmijë nëpër lagjet e Tiranës: ndërkohë këndi më i madh i lojrave dhe i vetmi kënd lojrash në qytet tashmë është viktima e rradhës e babëzisë së pangopur të ndërtuesve dhe Kryeministrit Rama. Kryeministri Rama e kishte inaguruar me shumë bujë në vitin 2001 rindërtimin e këndit të lojrave 7 Xhuxhat, kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Mania e Kryeministrit Rama për të ndërtuar kulla, në fakt, duket se nuk ndalet. Kjo kullë është vetëm njëra nga të paktën shtatë të tilla që kanë parashikuar të ndërtojnë në Tiranë Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Të paktën tre projekte kullash të mëdha 25-30 kate në Tiranë kishin planifikuar të nisin punimet që në vitin 2017, por duket se planet e tyre kanë ndryshuar për të përfituar nga incentiva e qeverisë për përjashtimin nga taksat. Po, pas propagandës për modernizim të qyteteve me qiellgërvishës, fshihen disa qëllime djallëzore, që lidhen direkt me xhepin e kryeministrit dhe kupolës së Rilindjes. Burimet nga tregu pohojnë se zhvilluesit e ndërtesave të larta po ndryshojnë destinacionin fillestar të godinave për të përfituar nga përjashtimi i pagesës së taksës së infrastrukturës fillimisht, e cila në Tiranë është 8 për qind e vlerës së shitjes së objektit për banim dhe 4 për qind kur është hotel. Kjo taksë krijon koston më të lartë gjatë procesit të ndërtimit.

Lehtësimi prej saj është një nga vendimet më të fundit, të marra nga qeveria, në favor të një pakice të papërfillshme ndërtuesish, që përbëjnë grupin e të favorizuarve prej Edi Rames, Arben Ahmetajt, etj. Teksa ndërtuesit kanë kthyer sytë për të fituar nga lehtësitë, paketa ligjore që nxit investimet në këtë fushë është konfuze dhe krijon kontradita. Ndryshimet në ligjin për turizmin në muajin dhjetor (ligji nr 114/2017) përcaktojnë se përjashtimin nga taksat TVSH dhe Tatim-Fitimin për dhjetë vitet e para të aktivitetit e përfitojnë strukturat akomoduese me 4-5 yje dhe që duhet të investojnë së paku 8 milionë euro për standardin me 4 yje dhe 15 milionë euro për standardin me pesë dhe yje. Ligji 114/2017 thotë gjithashtu së përfitues janë hotelet  me 4-5 yje që kanë status special. Por se kush e merr statusin special, kjo përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Pra, do të caktojë Edi Rama se kush biznes-mik nuk do të paguajë taksa.

Po në dhjetor të vitit 2017 janë bërë ndryshime në ligjin për taksën e infrastrukturës, të cilat janë tërësisht në kontradikte me ndryshimet që kanë bërë në ligjin për turizmin. Sipas këtyre ndryshimeve “përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “hotel/Resort me pesë yje, status “, sipas përcaktimit të legjislacionit në fushën e turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe të njohur ndërkombëtarisht”.  Mirëpo ligji për Turizmin nuk ka e ka përcaktimin, “Brand Name”. Sipas këtij përcaktimi investitorët vendas nuk përftojnë përjashtim nga taksat.

Pavarësisht rrëmujës ligjore, ndërtuesit që kishin planifikuar të nisin ndërtimin e kullave të lartë në zonën brenda unazës po i shndërrojnë ato në hotele me 4-5 yje dhe sakaq janë duke lobuar që te hiqet togfjalëshi “Brand name” nga ligji i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Investimet rrezikojnë të mos nisin edhe këtë vit pasi qeveria ka lajmëruar në ligjin për turizmin se udhëzimet që do të sqarojnë modalitet e përfituesve do të miratohen përgjatë 9 nëntë muajve dhe për pasojë ligji për përjashtimin nga taksat nuk mund të aktivizohet. Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Sipas ligjit, përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku, së pari, vendosja e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnizimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje, ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special, që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH. Hotelet kanë lehtësi edhe te taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje (brand name), taksa e infrastrukturës do të jetë zero, ndërkohë që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit, ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here