Skandal në TVSH/ Gëllci gjobit gazetaren se përmendi emrin e Olsi Ramës…

0
458

Thoma Gëllçi, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, ka vendosur gjobitjen me gjysmën e pagës mujore për një prej gazetarëve të departamentit të informacionit, në redaksinë e kronikës.

Bëhet fjalë për gazetaren, Anduena Jaupi, e cila mbrëmjen e djeshme ishte e pranishme në studion e Ora News në emisionin 360gradë të Artur Zhejit.

Gjatë debatit në emision, gazetarja në fjalë përmendi emrin e Olsi Ramës në trafikun e drogës së Xibrakës, akuzë kjo e bërë publike disa herë nga opozita.

Por duket se artikulimi apo përmendja e emrit të vëllait të Kryeministrit i ka kushtuar gazetares marrjen e një gjobe të barazvlefshme me gjysmën e pagës.

Në shkresën që disponon Syri.net dhe të firmosur nga Gëllçi thuhet se gazetarja Anduena Jaupi ka shkelur kontratën e punës duke marrë pjesë në një emision në një televizion privat.

Gëllçi njihet si një ndër miqtë personalë të Olsi Ramës. Madje publikisht është deklaruar nga opozita se ishte kjo lidhje e tij me vëllain e Kryeministrit, që bëri të mundur zgjedhjen e Gëllçit në krye të RTSH-së.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here