Aksident me vdekje, humb jetën burri

0
146

Një aksident me vdekje ka ndodhur rrethorës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit ditën e djeshme.

Njëautomjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, I paidentifikuar.

Shtetasi I aksidentuar është I seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm I gjatë.

Flokët I ka të prera shkurt dhe të thinjura.

Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë.

Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit.

Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi I aksidentit” parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here