Divjakë, tonelata domate të serave përfundojnë në kanal

0
230

Në Divjakë të Lushnjes, fermerët nuk arrijnë të shesin të gjithë prodhimin e domates së serave, për shkak të pamundësisë për të dalë deri në treg dhe çmimit të ulët me të cilin blihet ky produkt. Një pjesë e madhe e domateve po përfundon në kanale.

Pamjet janë xhiruar në Bishqethem të Divjakës. Prodhimi nuk është shitur për shkak të çmimit të ulët, aktualisht 30 lekëve për kg.

Një fermer tregon se sasia e domateve të hedhura arrin në 30 kv vetëm në pak ditë. Nuk ka gjetur treg dhe prodhimi po i kalbet sepse nuk u shit në kohën e duhur.

Edhe një grua pasi ka hedhur prodhimin e mëparshëm po përgatit serën përsëri për të mbjellë domate. Është e vetmja punë nga e cila ushqehet familja.

Pamje të ngjashme ka në të gjithë Myzeqenë, aty ku ka sera. Prodhimet që hidhen janë mbetjet e fundit duke hapur një tjetër problem për bujqesinë, infektimin e tokës.
Për prodhuesit e serave periudha më e mirë e tregshitjes ishte fundi i vitit 2017, ku nje kg domate u shit me 80 lekë. Sot jo vetëm që çmimi ka pësuar rënië, por kërkesat janë minimale. Rruga e vetme mbetet hedhja e tyre në kanale.

Gazetare e ABC News, Lushnjë: Anila Sefa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here