Zbardhet kallëzimi kundër kryeprokurores, Gina: T’i bëhet ekspertimi psikiatriko-ligjor

0
142

Zbardhet padia e depozituar te Krimet e Rënda ndaj kryeprokurores Arta Marku, e ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina. Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe te veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e  nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares”, – shkruhet ndër te tjëra në kallëzimin e Ginës.

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here