Zbulohet shuma e grabitur në pikën e këmbimit valutor, autorët ishin…

0
182

Një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetra është grabitur pasditen e sotme në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga policia lokale.

Pika e këmbimit valutor në lagjen “Kastriot” që ka rënë pre e grabitjes nga dy autorë, ndodhet në katin e parë të një pallati përballë “Shtëpisë së Oficerëve”.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga Policia e Fierit, dy personat e maskuar me kapuçë janë futur në biznesin e L.Z. dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur shumën monetare. Më pas, janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka shkuar aty fill pas marrjes së alarmit.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here