Foshnja digjet te soba, në gjendje të rëndë

0
154

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një foshnje ka rënë aksidentalisht në kontakt me sobën e zjarrit duke pësuar djegie në kokë.

Burime nga Policia e Korçës kanë bërë të ditur se një ditë më parë në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K. Z, 4 muajsh.

Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës si “Ngjarje aksidentale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here