Pronarët, dokumentet që duhen për të marrë dëmshpërblimin

0
221

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka njoftuar fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas tre Vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Konkretisht, fjala është për ata pronarë, emrat e të cilëve kanë dalë në listën përkatëse të Vendimit të qeverisë nr. 711, datë 1 dhjetor 2017; Vendimit nr. 712, datë 1 dhjetor 2017 dhe VKM nr. 714 të së njejtës datë. ATP njofton se procedura aktuale e shpalljes bëhet në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar.

Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë më datë 11 janar të këtij viti dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. Pra, e drejta për të aplikuar mund të ushtrohet edhe më vonë dhe ajo nuk mund të humbet si pasojë e një afati të caktuar, të paktën bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që janë në fuqi aktualisht.

ATP fton të gjithë subjektet e interesuara të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.
DokumentacioniSubjekti kërkues ose subjekti përfitues ose trashëgimtari ligjor ose përfaqësuesi i tyre me prokurë, në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm. Së pari, kërkohet të paraqitet me shkrim një kërkesë për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Gjithashtu, personi duhet të paraqesë edhe dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil, në ato raste kur kemi të bëjmë me trashëgimtarë të pronarëve që nuk jetojnë më.

Ndërkohë, është e dosdoshme një prokurë e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Kjo prokurë duhet t’i lëshohet personit që kryen aplikimin pranë zyrave të ATP-së, shkruan shqiptarja.com. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 mijë lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme).

Përveç sa më sipër, ATP, për të plotësuar procedurat që çojnë në shpërblimin e pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga objekte pa leje, por të legalizuara, kërkon edhe vërtetimin origjinal, të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.
Po kështu, kërkohet një fotokopje e dokumentit të identifikimit dhe mandat pagesa, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2.000 lekë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here