Presidenti Ilir Meta uron nga Korça besimtaret ortodokse për Ditën e Ujit të Bekuar

0
222

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës, në ditën e ujit të bekuar, ku është pritur edhe nga Mitropoliti i Korçës, Hiresia e Tij, Imzot Johan Pelushi.

‘Uroj besimtarët e krishterë ortodoksë gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar’, është shprehur Presidenti Meta.

Ne takimin e Presidentit Meta me mitropolitin e Korçës ka qenë edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj.

‘Prania e kryegjyshit botëror të Bektashinjve është një tregues i harmonisë sonë të shkëlqyer fetare’, është shprehur presidenti Ilir Meta në fjalën e tij.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Johan Pelushi i dhuron Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shen Ilirit, një shenjt me origjinë Ilire, shenjt i besimtarëve të krishterë ortodoksë.

‘Falënderojmë Presidentin Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastas Janullatos’, është shprehur Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi.

Sipas tij, ‘falënderime dhe mirënjohje Presidentit Ilir Meta në emër të të gjithë besimtarëve ortodoksë të Korçës’, theksoi në fjalën e tij, mitropoliti Johan Pelushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here