Vetem pak pasi policia italiane deklaroi se ne pranga per vrasjen makabre te gruas marokene u vune dy shqiptare, burri me te cilin ajo jetonte prej nje viti dhe nipi i tij, zbulohen edhe emrat e tyre.
Policia italiane ka bere me dije se ne pranga u vu bashkejetuesi Agim Ajdinaj, 51 vjec dhe nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27-vjec.
Hetimet per dy shqiparet vrases
Ngushtohet rrethi i hetimeve lidhur me vrasjen makabre të gruas marokene, trupi i të cilës u gjet i copëtuar në disa pjesë dhe i hedhur në një zonë me ullishte.
Mediat italiane, duke iu referuar hetimeve, shkruajnë se Giovanni Pietro Pascucci që kryeson hetimet ka lëshuar urdhër arresti për dy shqiptarë. Një është Adinay, 51-vjecari, me të cilën viktima jetonte prej një viti, ndërkohë që tjetri është nipi 27 vjecar i tij, i cili e ndihmoi në krim.
Të dy tashmë janë përballuar me akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës. Gruaja 46-vjecare e gjetur e copëtuar jetonte në Itali prej 20 vitesh.
Ajo ishte e divorcuar prej 9 vitesh nga ish burri dhe prej një viti jetonte me shqiptarin, i cili në fillim të ngjarjes nuk ishte pjesë e regjistrit të hetimeve. Një vëlla i viktimës jeton në Breshia dhe ka thënë se nuk kishte dijeni se motra ishte në një bashkëjetëse.
Khadija punonte rregullisht dhe në datën 29 dhjetor që mendohet se është edhe dita kur e kanë vrarë ishte paraqitur në punë, nga e cila u pa të largohej rreth orës 19:00. Pas kësaj, gjurmët e saj humbën deri sa u gjetur e masakruar.
Gruaja u gjet e copëtuar në ullishte, arrestohen dy shqiptarë. Çfarë zbuluan hetimet
Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane sot si pjesë e hetimit për vrasjen e Kadjia Bencheikh, gruaja 46-vjeçare marokene e cila u gjet e copëtuar, e trupi i ishte hedhur në një ullishtë në Valeggio sul Mincio (Verona) mbrëmjen e 30 Dhjetorit.
Gazeta L’Arena raporton duke cituar burimet nga karabinierët.
Sipas asaj që është mësuar, gruaja i njihte dy të dyshuarit e arrestuar, të cilët kishin shoqëri me viktimën, e cila bashkëjetonte me një shqiptar tjetër, shok i tyre.
Karabinierët specifikojnë se hetimet e mëtejshme janë ende në proces, në pritje të seancës gjyqesore për të vleresuar masen e arrestit.
Hetimi po udhehiqet nga prokurori Giovanni Pietro Pascucci.