Babai i dehur kërcënon djalin 17 vjeçar me thikë

0
190

Mbrëmje tmerri për një familje shqiptare në Montelupo Fiorentino të Italisë. Babai kishte marrë thikë dhe kërcënonte të vriste djalin e tij 17-vjeçar.

Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur. E gjithë skena ndodhi në sy të vajzës së vogël të familjes. Shqiptari kërcënonte edhe bashkëshorten e tij, të cilën e goditi me celular në kokë. Kanë qenë vet anëtarët e familjes që lajmëruan policinë.

Karabinierët arrestuan shqiptarin të akuzuar për dhunë në familje. Autoritetet thonë se familjarët ishin të tronditur psikologjikisht. Ata i thanë policisë se veprimet e 35-vjeçarit nuk ishin sporadike, por rast i përsëritur. Ai kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike edhe më parë ndaj anëtarëve të familjes. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here