Kryemadhi paralajmëron Markun: Po bashkëpunon me njerëz të rrezikshëm

0
222

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, se ka hyrë në një qerthull shumë të vështirë. Kryetarja e LSI tha në studion e Report Tv se Arta Marku po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, duke thënë se bëhet fjalë për njerëzit e Rilindjes, që janë pjesë e grupit të Habilajve.

“Ka hyrë në një qerthull shumë të vështirë dhe po bashkëpunon me disa njerëz që janë shumë të rrezikshëm. Bëhet fjalë për njerëzit e Rilindjes, njerëz që janë pjesë e grupit të Habilajve. Marku mund të thoshte që nuk pranon të betohet në këtë situatë dhe të mblidhej sërish seanca”, tha Kryemadhi.

Lëvizjet e fundit të saj?

Janë lëvizjet e saj, nuk më interesojnë. Nuk kam pasur ndonjëherë besim në sistemin e drejtësisë dhe prapë nuk kam besim. Shqipëria është një vend shumë i paparashikueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here