Kryemadhi apel nga Skrapari: Të rikthejmë besimin e humbur tek politika

0
133

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte të premten në Skrapar nga ku bëri ftesë për bashkim me synimin për të rikthyer besimin e humbur tek politika.

Kryemadhi duke theksuar se Skrapari ishte guri i themelit të LSI, shtoi se nga ky qytet duhet rinisur rruga e vështirë drejt shpresës për një Shqipëri më të mirë. “Por kërkoj dhe ndihmën tuaj sepse do të jetë shume e vështirë për mua që të eci në gjurmët e Ilir Metës për të pasur një parti të fortë, të organizuar të mrekullueshme siç krijoi ai LSI”.

“Themelet e LSI janë hedhur në këtë qytet por dhe me të gjithë djemtë dhe vajzat të cilët besuan tek Ilir Meta para 13-viteve, te bashkëmoshatarët dhe bashkëqytetarët e tij të cilët e vlerësuan dhe e ndoqën pas në një të çmendur të asaj kohe por që sot është një realitet i vërtet dhe është një forcë politike e cila jo vetëm sjell besimin po sjell edhe ndryshimin atje ku duhet. Mua nuk më ngelet gjë tjetër vetëm tu falenderoj nga zemra për gjithë suportin që i keni dhënë jo vetëm LSI por të gjithë jetës politike shqiptare me të mirat dhe të këqijat e saj”, tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi gjithashtu gjeti rastin të drejtoi gishtin edhe nga Qeveria, duke theksuar se të larguarit nga puna do të marrin dëmshpërblimet e tyre.

“Zgjedhjet e 25 Qershorit, ishin zgjedhjet më të shëmtuara që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Jo për shkak të dhunës së policëve, strukturave të shtetit jo për shkak të presionit por për shkak të blerjes dhe intimidimit të njerëzve nëpërmjet parave të drogës. Një vendim qeverie nuk mund të dali dot mbi një ligj. Ne nuk do të lejojmë asnjë njeri që të iki nga puna. Sot ata i heqin nga puna në mënyrë të paligjshme por të jeni të bindur që shumë shpejt do të kthehen në punë por do të marrin dhe dëmshpërblimet e tyre”, u zotua Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here