Rama: Luli është artist, sikur ta dini se ç’më ka thënë

0
210

Edi Rama, ka përsëritur mendimin e tij për kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se ai është djalë i mirë dhe artist.

Ndërsa moderatori i emisionit “Top Story” Sokol Balla, i kujtoi Ramës deklaratat e Bashës, i cili e krahasoi Shqipërinë me Korenë e Veriut, sa i përket investimeve të huaja, Kryeministri e mori me sportivitet duke u përgjigjur sërish me shprehjen se Basha është djalë i mirë.

“Sikur t’ju them ç’më ka thënë Lulzim Basha mua, do dëgjonim njeri-tjetrin deri në mëngjes dhe do qeshnim. Është djalë i mirë. Por siç e kam thënë është artist, ka një aftësi për të menduar atë që nuk thotë dhe për të thënë atë që nuk mendon”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here