Presidenti Meta: Çdo devijim i reformes nga shinat kushtetuese dhe Veneciane, politizon procesin

0
471

Ne intervisten per emisionin ‘opinion’, kreu i shteti Meta tha se:  “Dua të them që të paktën për aq kohë sa unë kam drejtuar LSI-në, nuk ka patur asnjë rol asnjëherë për emërimin e asnjë prokurori, jo vetëm të përgjithshëm, por edhe në nivele të tjera, dhe të asnjë gjyqtari.
Kështu që të gjitha përpjekjet për të personalizuar reformën duke u mbështetur në problemet që mund të ketë një institucion apo një tjetër, duke e lidhur me një emër të caktuar, për mua janë banale dhe unë si President mund të them vetëm një gjë: reforma do të ecë përpara dhe do të prodhojë ato rezultate të cilat dëshirojnë qytetarët shqiptarë vetëm mbi bazë të shinave kushtetuese dhe veneciane.
Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike.
Unë ,edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t’i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here