Kryefamiljari nga Librazhdi bën zbulimin e frikshëm, djalin 8 vjeç ia përdornin për të vjedhur

0
161

Një kryefamiljar nga Librazhdi ka mbetur i tronditur kur ka zbuluar se djalin e tij të mitur ia përdornin për të zhvatur para.

Gjatë ditës së djeshme u paraqit në polici 58-vjeçari K.B., i cili bëri denoncim në polici mbi atë që zbuloi.

Ai denoncoi 16-vjeçarin G.D., duke thënë se i ka përdorur djalin për të vjedhur.

Kryefamiljari tha se adoleshenti në mënyrë të përsëritur i thoshte djalit të tij A.B., 8 vjeç, që të merrte lekë në shtëpi e t’ia jepte atij.

Pasi ka konstatuar disa herë se në shtëpi i mungonin para, 58-vjeçari ka dyshuar tek i biri.

Ai e ka pyetur se mos kishte gisht dhe i ndjerë në faj, i mituri ka treguar gjithçka, duke thënë se i riu që kishin në lagje e nxiste të vidhte në shtëpi.

Kjo bëri që ndaj 16-vjeçarit materialet ti referohen Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here