Kërkesa e Prokurorisë për mandatin e deputetit të LSI, Vasili: Nëse vërtetohen do mbajë përgjegjësi, por mos u nxitoni…

0
171

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehet se nëse vërtetohen akuzat e Prokurorisë ndaj deputetit të LSI-së Gledion Rehovica, atëherë ai do të mbajë përgjegjësi ligjore. Por, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Vasili apeloi: mos u nxitoni të nxirrni konkluzione.

I pyetur sa përgjegjësi mban LSI për deputetin e Beratit, për të cilin Prokuroria kërkon ti hiqet mandati me akuzën se në formularin e dekliminalizimit ka fshehur një ndalim në Itali për vjedhjen e një dyqani në 27.02.1999, Vasili tha se “çdo përgjegjësi është individuale”.

“Për rastin në fjalë do keni mundësi të njiheni me shpjegimet dhe do kuptoni se sa e ligjshme dhe e paligjshme është kjo kërkesë”.

“Është një raport individual i deputetit, do keni mundësi ta dëgjoni edhe deputetin në fjalë, dhe mos u nxitoni të nxirrni konkluzione”, tha Vasli.

“Nëse do rezultojë se e ka shkelur ligjin do përgjigjet si gjithë të tjerët, LSI nuk është investuar në persona që shkelin ligjin. Por më parë duhet të provohet”, u shpreh ish kreu i LSI-së.

VIDEO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here