Goditi 3 herë me thikë të riun, arrestohet adoleshenti

0
146

Arrestohet një 17-vjeçar pasi ka plagosur me thikë për motive të dobëta një 23-vjeçar.

Policia ka arrestuar iniciale S.S., banues në Vlorë.

Dy ditë më parë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi ka debatuar dhe është konfrontuar për motive të dobëta me D.Sh., 23 vjeç, e ka goditur këtë të fundit tre herë me thikë, duke e lënë të dëmtuar.

D.Sh., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here