Salianji: Ja pse u bashkuan votat në Elbasan e Gjirokastër

0
164

Deputetit demokrat, Ervin Salianji, thotë se turi i takimeve të Lulzim Bashës me qytetarët më shumë është një bashkëbisedim sesa shpjegim i situatës. Kjo për faktin, se sipas Salianjit, qytetarët e dinë më mirë se sa deputetët, se sa janë rritur taksat, sa ka shkuar fatura e dritave, etj.

“Nga takimet që kam bërë me bazën kam parë se është thyer besimi i qytetarëve tek qeveria dhe në protestë ishim ne që administruam mllefin e qytetarëve, ndryshe Rama nuk do të ishte më në zyrë”, shprehet Salianji, për report Tv.

I pyetur për opsionin e djegjeve të mandateve nga ana e PD, Salianji është shprehur se “personalisht jam për një përballje të fortë më mazhorancën. Një vendim ekstrem nuk do të na linte mundësi për rrugë të tjera veprimi”.

Për sa i përket bashkimi të votave të PD me PS dhe LSI në miratimin e buxhetit në Bashkinë e Elbasanit dhe Gjirokastrës, Salianji është shprehur se “këto janë politika lokale dhe PD është gati ta bashkojë votën për të ulur taksat dhe për të mirë të qytetarëve.

Përsa i përket Tiranës, Salianji thotë se bëhet fjalë për 60 mln euro që do ti shkojnë klientëve të qeverisë nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here