Xhafaj pas takimit me Policinë në Elbasan: Grupet kriminale do marrin ndëshkimin e duhur

0
147

Ministri Fatmir Xhafaj ka folur për gazetarët pas takimit me drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit, në qytetin e Elbasanit. Xhafaj tha se çështja e parë e diskutuar është rendi dhe siguria në vend.

Xhafaj tha se grupet kriminale që veprojnë në qytet do marrin ndëshkimin e merituar.

“Çështja e parë ishte rendi dhe siguria për të trajtuar disa çështje për ujin e pijshëm, mjedisin. Është prezantuar një projekt pilot në Qarkun e Elbasanit, që synon të ketë një riorganizim më të mirë të policisë, duke forcuar prezencën e policisë në territor, duke e sjellë atë më afër shqetësimeve të qytetarëve. Një marrëdhënie të re me njerëzit që banojnë në territor. Elbasani ishte në një situatë jo pozitive gjatë këtij viti, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhen e duhur, por dhe për shkak të masave të ashpra që morëm. Për këtë lind nevoja për ta ribërë gjithë këtë strukturë. Pamë si do të bëhet ky organizim, si dhe lufta kundër krimit.

Këto gjëra nuk bëhen shpejt, duan kohën e vet, në mënyrë që të kemi një projekt sa më realist. Sikur e kam thënë Elbasani pati një situatë jo pozitive, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur. Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati. Ajo që pamë ishte koncepti sesi do të bëhet ky organizim dhe pjesë e saj është edhe efektiviteti, por nuk mund të bëhen brenda orës, por duhen kohën e tyre për t’i përgatitur dhe debatuar. Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi cdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën. 

Përsa i përket cështjeve që lidhet me kriminalitetin në Elbasan, vijon që të mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë. Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë. Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar”, tha ministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here